Armina Mevlani merr pjesë në sfilatën madhështore të “Chanel”

1 Tetor, 2019 - 7:30 pm

Armina Mevlani ka pasur fatin që këtë vit të ndjekë nga afër sfilatat e koleksioneve të fundit të markave më të njohura të veshjeve. Pak ditë më parë ajo ishte e pranishme në sfilatën e Vivienne Westwood dhe më vonë zbuloi se dizanjerja britanike ishte frymëzuar nga folklori shqiptar për të stiluar disa prej veshjeve.

Ndërsa së fundmi bloggerja shqiptare është bërë pjesë e sfilatës madhështore të organizuar nga “Chanel” në Paris. Armina ka treguar se kjo ka qenë gjithmonë ëndërr e saj dhe se me këtë gjë ka vërtetuar se një ditë gjithçka mund të bëhet realitet.

E gjithë sfilata e “Chanel” është mbajtur në “Grand Palais” dhe modelet kanë sfiluar mbi disa çati të ndërtuara, që janë një karakteristikë e kryqytetit francez. Gjatë sfilatës Armina ka pasur mundësinë të shikojë nga afër Gigi Hadid, duke qenë se ajo ka qenë një ndër modelet kryesore të përzgjedhura nga “Chanel”.

Ndërsa vetë Mevlani ka përzgjedhur që për këtë event të rëndësishëm të vishej me një këmishë të bardhë me mëngë të fryra dhe një fund me kuadrata rozë dhe të bardha, kombinuar me një çantë të “Chanel”. /KultPlus.com

Të ngjajshme