Artisti bën ëndrrën realitet, blen shtëpi miliona dollarëshe dhe e mbulon me vizatime (VIDEO)

5 Tetor, 2022 - 1:29 pm

Një artist ka realizuar një vepër e cila ka qenë ëndrra e tij që nga viti 2019, ai vizatoi të gjithë shtëpinë e tij me vija, duke përfshirë gjithçka brenda dhe jashtë shtëpisë.

Sipas ‘Metro Uk’, bëhet fjalë për një artist i cili ka mbuluar çdo centimetër katror të shtëpisë së tij prej 1.5 milion euro me ‘shkarravina’. Sam Cox, i njohur gjithashtu si Mr Doodle, ka kaluar dy vitet e fundit duke “suvatuar” muret e rezidencës së tij me gjashtë dhoma gjumi me vizatimet bardh e zi.

Qëllimi i tij ishte të blinte një shtëpi dhe ta kthente në një vend ku do ta mbushte me vizatime dhe këtë e bëri realitet, duke filluar me vizatimet fillimisht nga dhoma e gjumit dhe më pas duke filluar nga vendet e tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme