Artistja Edit Pulaj vjen për publikun me ekspozitën “Metrat e fundit”

11 Shtator, 2019 - 8:30 pm

Artistja Edit Pulaj ka çelur ekspozitën “Metrat e fundit”, veprat e së cilës janë pjesë e koleksionit të Galerisë KALO që nga viti 2010.

Koleksioni i pikturave dhe instalacioneve tërheq vëmendjen tek hapësirat ku veprat e artit pushojnë përkohësisht. Fundi i veprave të ekspozuara, është kuruar nga vetë artistja në një punë 20 vjeçare.

Në çeljen e kësaj ekspozitë ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Në 1998, Editi pikturoi më shumë se 100 metra letër muri të vjetra, të cilat i përdori për shfaqjen përfundimtare të studimeve pasuniversitare në Shkollën e Artit dhe Dizajnit “Byam Shaw”, në Londër”, shprehet Margariti.

Margariti tha se, “pas lëvizjes në vende të shumta, çeljes e mbylljes së ekspozitave të ndryshme, “metrat e fundit” të çdo cope të ngelur do të përmbajnë një histori më vete të mbledhur në formë tubi”. /KultPlus.com

Të ngjajshme