займ на карту онлайн потребительский кредит

Artistja kosovare sjellë ekspozitën “Koha” në galerinë “Qyteti i kohës”

8 Janar, 2018 - 10:30 pm

Ekspozita hapet më 18 janar 2018 me fillim në orën 18.30, në galerinë “Cité du Temps” në Gjenevë.
Më 18 janar 2018 artistja nga Ferizaj, Lebibe Topalli-Shabani hap në galerinë e njohur të Gjenevës “Cité du Temps” ekspozitën e saj personale të titulluar “The time” – “Le temps” (Koha). Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2018.
Ekspozita përbëhet nga tri tërësi: “The time”, “Don`t Stop My Time” & “Non-Stop”. Emërtimi “The time” i ekspozitës lidhet me një arsye të fortë, pasi që është koha ajo që kalon të gjitha dhe mbijeton përgjithmonë, shkruan albinfo.ch. Është koha ajo e cila ndjek besnikërinë e njeriut duke shkaktuar përherë paradokse. Dhe është zemra jonë sinonimi i tiktakut që mat kohën.

Është evidente se secila pikturë e kësaj ekspozite tregon akrepat e orës, të cilët krijojnë qarkun e tyre përcaktues. Në shumicën e këtyre krijimeve artistike shpërfaqet optimizmi përmes ngjyrave të ngrohta dhe të buta, përveç te kapitulli “Don`t stop my time”, pikturat e të cilit si laitmotiv kanë ndërgjegjësimin e njerëzve, shkruan albinfo.ch. Ndërgjegjësim lidhur me atë që kohën duhet ta vlerësojmë dhe ta përdorim në mënyrë pozitive sepse ajo nuk ndalon kurrë dhe ne mund ta humbasim atë.

Lebibe Topalli Shabani është e lindur në Ferizaj në vitin 1981. Ajo ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj./albinfo.ch

Të ngjajshme