Bashkëpunimi i Autostrada Biennale me UBT-në, komunitetit i sjellë inovacione teknologjike

30 Gusht, 2017 - 6:06 pm

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” ka publikuar bashkëpunimin me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) e cila komunitetit i sjellë inovacione teknologjike dhe artistike, përcjellë KultPlus.

Stafit të madh organizativ të edicionit të parë të Autostradës Biennale, të përbërë kryesisht nga të rinj entuziastë dhe të dashuruar pas artit, i janë bashkuar edhe një numër i madh i studentëve të UBT-së nga Fakulteti i Ar-kitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, i Dizajnit të Integruar, i Medias e Komunikimit dhe nga ai i Mekatronikës, të cilët në varësi të departamenteve, po kontribuojnë në sjelljen e inovacioneve të shumta në këtë organizim.

Angazhimi i studentëve dhe profesionisteve të rinj është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Auto-stradës Biennale dhe UBT-së, në bazë të së cilës, ndër tjerash është paraparë edhe kryerja e punës praktike nga studentët, përgjatë ditëve sa edhe do të zgjasë aktiviteti i Autostradës Biennale.

Studentët janë duke funksionuar në mënyrë të organizuar dhe po japin kontribut nëpër departamentet për-katëse, duke kryer punë të ndryshme në cilësinë e stafit ose vullnetarëve. Aktualisht, ata janë duke ndihmuar në punët organizative, në menaxhimin e hapësirave, në punët e produksionit, në koordinimin dhe mbulueshmërinë e anës mediale, si dhe në përgatitjen e skenave dhe ndërtimin e robotit.

Robotit lypsar është projekti i artistit Sašo Sedlaček, interesat parësor të cilit janë gjërat që njerëzit i harrojnë dhe mënyra se si ato mund të bëhen të dobishëm. Puna e tij përgjithësisht përcaktohet nga teoritë e deponimit dhe përdorimit dhe ripërdorimit të teknologjive të lira, softuerit me kod të hapur dhe materialeve të mbeturinave.

Ndërtimi i robotit është bërë nga studentët e UBT-së të drejtimit të Mekatronikës dhe synohet që të jetë njëri ndër ekskluzivitetet më të mëdha të këtij organizimi. Sipas rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmod Hajrizi, synimi është që studentët të involvohen në ngjarje të tilla siç është Bienalja, duke gjeneruar rezultate dhe kompetenca me njohurit dhe aftësitë që i kanë, ku këto njohuri të fituar mund ta përdoren në të ardhmen. Sipas Sašo Sed-laček, studentët e UBT-së nga Prishtina, të udhëhequr nga profesori Valmir Hoxha, kanë bërë njërin ndër robotët më të avancuar deri më tani, madje më të avancuar se atë që e ka bërë ai në Japoni. Roboti është duke qëndruar në hapësirën e Stacionit të Autobusëve të Prizrenit dhe është i pari i këtij lloji i ndërtuar ndonjëherë në Kosovë. Ndërtimi i këtij roboti, ndër të tjera, do të luajnë edhe një rol shumë të rëndësishëm humanitarë.

Robori lypsar është një robot i privuar materialisht dhe është ndërtuar tërësisht nga hardueri i vjetër kompju-terik dhe disa pjesë këmbimi, që janë marrë pa asnjë kosto. Ai është një agjenci zëvendësuese e krijuar për një botë, në të cilën të margjinalizuarit si individët dhe familjet e varfëra, refugjatët dhe azilkërkuesit, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata të fshehtit nga sytë e publikut, kurrë nuk do të dalin në rrugë për të lypur, me përjashtim të rrethanave të tmerrshme. Roboti ka akses në zona që normalisht janë jashtë kufijve të lypësve, siç janë qendrat tregtare dhe ngjarjet e komunitetit, ku më të pasurit e shoqërisë, i frekuentojnë më shpesh. Hipoteza është se kjo pjesë e shoqërisë është në gjendje vetëm të tregojë pakënaqësi ndaj të margji-nalizuarve, nëse ata komunikojnë nga një distancë e sigurt dhe nëpërmjet një ndërfaqeje teknologjike. / KultPlus.com

Videon e plotë të projektit mund ta gjeni në linkun e bashkangjitur:

Të fundit

Të ngjajshme