Blerina Kllokoqi-Rugova dekorohet me medalje presidenciale

15 Shkurt, 2019 - 1:14 pm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të meritave, disenjatoren e njohur kosovare Blerina Kllokoqin- Rugovën. Sipas Thaçit, Blerina është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme