Blinera Ibishi, artistja e parë që do të ekspozojë në hapësirat e OEGJK-së

21 Nëntor, 2017 - 3:28 pm

Blinera R. Ibishi është artistja e parë që do t’i ekspozojë disa nga punimet e saj në hapësirat e Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, shkruan KultPlus.

OEGJK është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me artistë lokalë për t’i mbështetur në promovimin e punimeve të tyre, duke i ofruar hapësirat e Odës si hapësirë për ekspozim.

Në këtë institucion zhvillohen takime të shumta me biznese të rëndësishme kosovare dhe gjermane, me partnerë strategjik dhe me investitorë të huaj, ndërsa tani hapësirat e zyrave do t’i ofrojmë edhe për ekspozimin e artit lokal.

OEGJK çdo gjashtë muaj do t’i ndërrojë veprat e ekspozuara me punime të reja. Artistët e interesuar inkurajohen ta kontaktojnë Odën në [email protected]/ KultPlus.com

Të ngjajshme