Çmimi për “Vepër Jetësore” në fushën e artit pamor i ndahet artistit të ndjerë Nusret Salihamixhiqi

1 Qershor, 2023 - 3:36 pm

Është mbajtur sot ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e artit pamor, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e artit pamor u mbajt në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku.

Në emër të jurisë profesionale, fjalën e mori Arbana Hajredini e cila tregoi se çmimi për “Vepër Jetësore” në fushën e artit pamor shkon për Nusret Salihamixhiqin (postmortum).

Ndërsa çmimi për “Kontribut Vjetor për vitin 2022” u nda për Violeta Xhaferin, çmim të cilin e pranoi djali i saj Ilir Xhaferi. / KultPlus.com

Të ngjajshme