займ на карту онлайн потребительский кредит

Converse ka gati koleksionin për nuset e 2020-ës

21 Janar, 2020 - 3:30 pm

Dita e dasmës është e gjatë dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Takat e larta shpesh janë problemi kryesor i kësaj dite të gjatë, andaj shumë nga vajzat vendosin të veshin atlete në këtë ditë të rëndësishme, përcjellë KultPlus.

Për të ju bërë më të lehtë zgjedhjen, kompania e famshme Converse ka nisur tashmë dizajnimin e atleteve të cilat do të jetë enkas për nuset dhe dhëndurët.

Prej disa sezonesh tashmë, markat më në zë të modës kanë vendosur t’i kombinojnë kostumet me atlete të ndryshme, por Converse ka ofruar edhe mundësinë që atletet të jenë edhe të personalizuara me emrin tuaj.

Marka e njohur ka zbuluar tashmë një gamë të gjerë stilesh të përshtatshme për nusen dhe dhëndrin, por, për fat të keq, për momentin, i gjithë koleksioni i ri është hedhur në treg vetëm në Amerikë. Megjithatë, disa prej këtyre modeleve janë në dispozicion edhe në Britani dhe shumë shpejt, harta e shpërndarjes do të jetë edhe më e gjerë.

Koleksioni përfshin këpucë të bardha të thjeshta, të sheshta, por edhe të larta, madje edhe të zeza të qëndisura me trëndafila, të cilat do të ishin ideale për dhëndrin.

Postimi në faqen e internetit të Converse thotë: “Krijuar me teknologjitë më të fundit dhe më inovative të këpucëve, Converse është krijuar për t’u mbajtur veshur gjithë ditën, kështu që mund të vallëzoni deri vonë në dasmën tuaj e të ndiheni rehat deri në orët e para të mëngjesit.” / KultPlus.com

Të ngjajshme