Dardan Zhegrova sjellë ekspozitën “The anchor of my own landscape”

6 Shkurt, 2018 - 2:00 pm

Dardan Zhegrova, këtë të premte me fillim nga ora 19:00, sjellë ekspozitën me titull “The anchor of my own landscape”, në Lambda Lambda Lambda, shkruan KultPlus.

Artisti Dardan Zhegrova, kohëve të fundit ka ngritur pyetje rreth mënyrës së ndërtimit të realitetit tonë të përditshëm, dhe se si ky realitetin ndikon në gjendjen tonë emocionale dhe sjelljet tona. Poashtu dhe lidhur me atë se çfarë e ndanë realitetin tonë nga ëndrrat, fantazitë, iluzionet dhe mendimet.

“Duke e dokumentuar realitetin tonë të përditshëm, ne e ndryshojmë atë, e ndryshojmë dhe në fund manipulojmë perceptimin e tij nga mënyra se si e dokumentojmë. Prandaj asgjë nuk është se si është portretizuar apo çfarë duket, asgjë nuk është e fiksuar dhe definitive, duke lënë perceptimin tonë në një gjendje të vazhdueshme të pasigurt për të vërtetën”, në këtë linjë të mendimit, Zhegrova imagjinon çdo kujtim të një ngjarjeje si një shtresë të dyfishtë – njëra nga ana faktike dhe nga ana tjetër, ajo që ndërtohet. Duke transferuar vizatime digjitale të vetes dhe atyre që e rrethojnë, në media të ndryshme si pëlhura dhe xhami dhe duke krijuar objekte me shumë shtresa, ai po nxjerr në pah dhe ndarjen “tërësisë” së peizazhit të tij.

Ekspozitat e këtij artisti, kohëve të fundit përfshijnë udhëtimin e botës dhe shtatë dete në Atheneum. Në vitin 2017 ai u nderua me çmimin Artist of Tomorrow si dhe çmimin Gjon Mili nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Më vonë këtë muaj ai do të shfaqet në Pogo Bar të Bob në Institutin e Artit Bashkëkohor të KW në Berlin./ KultPlus.com

Të ngjajshme