“Dior” rikthen shfaqjet e modës

23 Qershor, 2020 - 2:49 pm

Si pasojë e pandemisë shumë marka të njohura kanë rishikuar mundësitë se si të prezantojnë në kushte të reja, koleksionet e tyre.

Kompania e njohur, Christian Dior bëri të ditur se do të vazhdojë me një kalendar të shfaqjeve të modës, duke filluar në muaji Korrik, por duke kufizuar audiencën.

Shefi Ekzekutiv, Pietro Beccari u shpreh se shfaqja e modës do të zhvillohet në 22 Korrik, në qytetin italian Lecce. Qëllimi i tyre është të dërgojnë një mesazh shprese dhe optimizimi.

“Ne do të donim të dërgonim një mesazh mbështetjeje, shprese, optimizmi dhe rilindjeje. Unë po mendoj për furnizuesit e mëdhenj, por edhe ata të vegjël, shumë biznese të vogla familjare të artizanëve në Francë dhe në Itali, shumë prej tyre nuk i dinin dhe ende nuk e dinë se si të mbijetojnë“.

Ndërsa dizenuesja e Dior, Maria Grazia Chiuri u shpreh se java e modës është e rëndësishme, jo vetëm për familjen e modës, por gjithashtu e rëndësishme për qytetin ku shfaqet./tvklan.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme