Driton Selmani, pjesë e ekspozitës ‘Mundane’ në Beograd

5 Mars, 2019 - 4:51 pm

‘Mundane’ do të jetë ekspozita që do të hapet me 7 mars në Beograd.

Driton Selmani, artist nga Kosova, është njëri prej pjesëmarrësve në këtë ekspozitë kolektive.

Ksenija Jovišević, Barbara Kapusta, Jelena Pantelić dhe Julija Zaharijević i bashkohen atij në këtë ekspozitë.

‘Mundane’ që do të hapet në EUGSTER në Beograd, në fakt është fjalë që nga anglishtja përkthehet si ‘e zakonshme’, ‘pjesë e botës’, ‘e rëndomtë’.

Believe, 2019, Qese plastike, ngjyrë permanente

Selmani, sipas tekstit të kuratores Natalija Paunić, merret me gjërat që janë të zakonshme, poashtu. Qeset e plastikës si dhe kamionët që shpërndajnë gjëra për secilin prej nesh kanë një relevancë, por të dyja megjithatë e dëmtojnë planetin çdo ditë. Në Bashkimin Evropian, qeset e plastikës kanë aq shumë reputacion të keq saqë rrallë dikush i përdorë, por një gjë e tillë nuk qëndron në Ballkan. Sikur moda, edhe qeset e plastikës në këtë vend bëhen simbol i statusit, ose i neglizhencës për botën globale dhe i mungesës së konsideratës për të, dhe për ruajtjen e mjedisit. Kësisoj shkruan kuratorja kur i referohet artistit Selmani, duke lënë në mister paraqitjen e tij në ekspozitë.

Selmani do të paraqitet në ekspozitë me disa punë artistike, mes tyre edhe: When I See Nothing, 2019, c-print në Alumin, Believe, 2019, Qese plastike, ngjyrë permanente dhe A bag full Of Yes, 2019, Qese plastike, ngjyrë permanente.

A bag full Of Yes, 2019, Qese plastike, ngjyrë permanente. (Foto: Majlinda Hoxha)

Jaknet MONT të cilat edhe në Ballkan kanë qenë për shumë kohë në modë, janë pjesë e ekspozitës në fjalë, shkruan KultPlus.

Selmani ka ekspozuar në Itali, në Shqipëri, Kosovë, Vjenë, Amsterdam, Budapest e Greqi, mes vendeve tjera ku ka qenë pjesë e ekspozitave solo dhe ekspozitave kolektive. / KultPlus.com

When I See Nothing, 2019, c-print në Alumin

Të ngjajshme