Dy shokët që u futën në historinë e artit pasi blenë një vepër digjitale për 70 milionë dollarë

26 Mars, 2021 - 10:30 am

Iu deshën disa minuta Vignesh Sundaresanit dhe Anand Venkatesëaranit që të kuptonin se ishin ndarë nga ankandi me 69.3 milionë dollarë për një vepër arti digjitale të ruajtur në formatin JPEG.

Më 11 mars ankandi në Londër e bëri veprën e artistit të njohur si Beeple një nga më të shtrenjtat të shitura nga artistët, shkruan AP.

Beeple theu rekordin për kriptovalutën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Shuma e përfshirë aty tërhoqi vëmendjen e botës dhe ngriti dyshime se mund të ketë qenë për të rritur publicitetin duke tërhequr vëmendjen nga kriptovaluta.

Beeple është një artist digjital, emri i të cilit është Mike Winkelmann. Ai ka thënë se nuk priste që vepra e tij artistike të arrinte një vlerë aq të madhe. / KultPlus.com

Të ngjajshme