Ekspozita dhe shpallja e fituesve të ‘Wiki Loves Monuments’ vjen këtë të enjte

6 Nëntor, 2018 - 6:00 pm

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe dhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të sjellin ekspozitën me fotografi dhe ceremoninë e çmimeve “Wiki Loves Monuments 2018”, shkruan KultPlus.

Wiki Loves Monuments është ngjarje ndërkombëtare, e njohur në Librin e Ginisit si gara më e madhe e fotografisë e cila mbahet gjatë muajit shtator dhe organizohet nga Wikimedia Foundation dhe organizatat asociuese të saja në gjithë botën.

Pjesë e garës ishte edhe Kosova ku gjatë shtatorit 2018 fotografë profesionalë dhe amatorë u ftuan të publikojnë fotografi të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës në Wikimedia Commons. Fotografitë e përzgjedhura janë vlerësuar nga juria profesionale, nga të cilat tre fotografitë më të mira do të marrin çmime ndërsa dhjetë fotografitë më të mira të garës do të nominohen për garën ndërkombëtare.

Ekspozita do të përmbajë 10 fotografitë më të mira të nominuara për garën ndërkombëtare ndërsa tre fotografitë më të mira do të shpërblehen gjatë ceremonisë.

Ekspozita hapet më datë 8 nëntor, në ora 18:00, tek Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, Prishtinë.

Hapja e ekspozitës do të përcjellët me një koktej rasti. /KultPlus.com

Të ngjajshme