Ekspozita “Legendary Dog” nga Ulay & Alban Muja, do të hapet në Charim Galerie në Vjenë

10 Prill, 2024 - 2:27 pm

Charim Galerie këtë pranverë do të prezantojë veprën e Ulay dhe Alban Mujës, të kuruar nga Felicitas Thun-Hohenstein dhe Alenka Gregorič.

Duke punuar ngushtë me Fondacionin Ulay, Charim Galerie do të shfaqin një seri fotosh të hershme nga artisti konceptual dhe performuesi historikisht i rëndësishëm, Ulay. Ato do të instalohen së bashku me veprat e artistit kosovar Alban Muja, i cili së fundmi përfundoi një projekt të madh publik për Manifesta-n në Prishtinë dhe që ishte në dialog me Ulay gjatë jetës së tij.

“Legendary Dog” është titulli i ekspozitës i cili është marrë nga një video e realizuar nga Muja, ku shfaqet Ulay duke diskutuar për një punë të hershme të performancës me Marina Abramovic.

Galeria e Vjenës SOPHIE TAPPEINER do të mbajë një ekspozitë të përbashkët të mbështetur nga Fondacioni Ulay duke paraqitur punime nga Ulay dhe Sophie Thun, kuruar nga Hana Ostan Ožbolt.

Ekspozita hapet më datë 07.05.2024 në Vjenë. / KultPlus.com

Të ngjajshme