Ekspozita ‘Nëntori’, artistët që punojnë bashkë prej 25 vitesh

10 Dhjetor, 2022 - 11:00 pm

U bënë 25 vite që një grupim artistësh jep një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e jetës artistike në vendin tonë.

Ekspozita Nëntori u ideua dhe realizua nga Llambi Blido, Stefan laçi dhe Besim Tula në vitin 1998, si një veprimtari e artistëve pamorë që  i bashkonte: Realizimi i veprave në fushën e arteve vizive.

“Që kur u krijua ky grup pati këtë tendencë që i bashkoi të gjithë artistët. Vazhdimin e pikturës së kavaletit në kushtet e një sistemi të ri shoqëror ku natyrisht liria e të shprehurit eshtë e palimitiuar, duke shrytëzuar këtë mundësi dhe për tu përpjekur për tu moderuar brenda vetes, secili pa humbur në veçoritë e karakterit të pikurës së secilit”, tha kuratori Aleksandër Filipi./ TopChannel/ KultPlus.com

Të ngjajshme