займ на карту онлайн потребительский кредит

Ekspozita “QUEIN” vjen në formë përkrahjeje për LGBTI

8 Tetor, 2019 - 9:00 am

Paragjykimi ka bazë të fortë në vendet më pak të zhvilluara dhe jo vetëm, e sidomos paragjykimet që si pikësulmi kanë orientimet seksuale. Fatkeqësisht edhe në Kosovë, kjo dukuri është shumë e pranishme.

Me inicimin dhe mbështetjen e organiztaës që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI, u hap ekspozita ‘’QUEIN’’, me autore Majlinda Hoxha.

Ekspozita kishe për qëllim përkrahjen e këtij komuniteti, ku përmes fotografisë, kësaj radhe, arti u shpreh nëpërmjet  protagonistëve të saj.

Në muret e ekspozitës vareshin fotografitë me personazhet e komunitetit LGBTI, të bashkangjitur kishin secili storiet personale, që lidheshin me orientimet e tyre, ato të paragjykimeve, pranimit të vetvetes e shpesh edhe përkrahjet, të cilat i kishin përjetuar gjatë rrugëtimit të tyre jetësor, shkruan KultPlus

Majlinda Hoxha, autorja e kësaj ekspozite u shpreh e privilgjuar që ishte autore dhe pjesë e një projekti të tillë. Ajo për KultPlus potencoi: ‘’E kam pranu si një sfidë të këndshme, pasiqë mendoj se tregimet e këtij komuniteti është e rëndësishme të vihen në pah, pra qëllimi i kësaj ekspoztë është që të vie në formë të përkrahjes për këtë komunitet.’’

 ‘’ Protagonistët e ekspoztës janë treguar mjaft të guximshëm për të marrë pjesë në këtë realizim fotografik, pasiqë dihen kercënimet që ata si komunitet i marrin’’, deklaroi autorja për KultPlus.

Autorja poashtu tregoi se ekspozita qëllim kyq e ka poashtu të vë në pah ‘’Q’’, që i mungon termit LGBTI tek ne. ‘’Q’’ përfaqëson QUEER-in, që sipas autores është i anashkaluar. Për këtë arsye ekspozita është emëruar QUEIN, ku QUE qëndron për Queer, ndërsa IN e kundërta e OUT.

 ‘’Unë jam rritur me frymën që duhet me fole, me komuniku dhe me shtjellu, për këtë arsye jam gjithmonë e gatshme të punoj rreth këtij drejtimi’’, shtoi autorja

Kjo është ekspozta e parë e Majlinda Hoxhës, që e shtjellon këtë temë. Ekspozita pritet të shfaqet edhe në vendet tjera që e mbajnë javen e krenarisë./KultPlus.com

Të ngjajshme