Ekspozitë dhe takim me artistin zviceran Thomas Hirschhorn në GKK

5 Mars, 2018 - 10:04 am

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës sot dashamirët e artit pamor do të kenë rastin të takohen dhe të dëgjojnë artistin e njohur zviceran Thomas Hirschhorn. Ai viziton Kosovën me rastin e hapjes së ekspozitës së tij, Pixel Collage.

Sipas njoftimit të GAK takimi do të zhvillohet sot në ambientet e Galerisë nga ora 17, ndërsa ekspozita do të hapet nesër, në orën 19:00.

Ekspozita personale ‘Pixel-Collages’ nga Thomas Hirschhorn, përfshin 5 kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjerë e kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrinë. Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaq në manifestot të cilat e shoqërojnë, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme – sot – të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerëzve’

Viteve të fundit, Hirschhorn ka zbarkuar në këtë lloj pune thellësisht personale, politike dhe sociale, e cila eksploron limitet dhe mashtrimet e kulturës dhe medias.

Dirk Snauwaert është kurator dhe drejtor themelues i WIELS – Qendra e Artit Bashkëkohor në Bruksel, Belgjikë.

Ekspozita është realizuar me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation./ KultPlus.com

Të ngjajshme