Ekspozitë me dosjet që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës

15 Gusht, 2018 - 7:30 pm

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vjen me organizimin e ekspozitës me titull “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”.

Dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, ato të kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera, do të jenë pjesë e ekspozitës që do të zhvillohet në Tepelenë.

Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe shumë të tjera, shkruan a.t.a.

Ekspozita dokumentare kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin Ditës Muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më datën 23 gusht. Pjesë e ekspozitës do të jenë familjarë, studiues, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqatave të ish-të përndjekurve dhe grupeve të interesit./ KultPlus.com

Të ngjajshme