Ekspozitë shitëse online për fuqizimin e grave përmes punës kreative

3 Shtator, 2019 - 7:00 pm

Viktimat e trafikimit nën monitorimin e artistes Njomza Luci kanë përgatitur çanta dore në kuadër të projektit që synon socializmin e tyre, përcjellë KultPlus.

“Ju prezantojmë çantat e bukura, praktike dhe unike, të punuara me përkushtim nga gratë e kategorisë ‘viktima të trafikimit dhe viktima potenciale të trafikimit’, nën mentorimin e artistes Luci. Cantat janë në shitje dhe fondet e mbledhura nga kjo iniciativë do t’iu dedikohen grave që i kanë punuar këto produkte”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ky rezultat punues vjen pas tetë punëtorive të projektit ‘Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit’.

Rezultati i këtyre aktiviteteve ishte që gratë mësuan të krijojnë produkte nga materialet e recikluara, vazhdohet në këtë postim në Facebook.

Këto produkte për herë të parë u prezantuan dhe u shitën në ekspozitën shëtitëse “Zambaku i Luginës” më 14 qershor, 2019 në kuadër të Festivalit FemArt, në Muzeun e Kosovës.

Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Pskikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të Madh në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP). /KultPlus.com

Të ngjajshme