Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

3 Shtator, 2025 - 9:38 pm

Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja i cili thotë se fëmijët tashmë do të kenë mundësi që të shijojnë edhe arkivin e shfaqjeve të kukullave ndër vite.

Gonxhja sqaron se pas përurimit të godinës së restauruar, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17.500 spektatorë.

Një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar.

Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

Të ngjajshme