Eriola Pira emërohet kuratore e Qendrës për Art dhe Politikë Vera List

11 Mars, 2019 - 10:30 pm

The New School në New York ka njoftuar emërimin e Eriola Piras si kuratore në Qendrën e Vera LIST për Art dhe Politikë, një qendër kërkimore dhe forum publik i themeluar nga universiteti në vitin 1992, përcjell KultPlus.

Pira do të ndihmojë në zhvillimin e Forumit vjetor të Qendrës Vera List, i cili do të hapet në tetor.

“Eriola i sjell kësaj pozitë një portofol të gjerë ndërkombëtar, përvojë të gjerë kuratoriale dhe aftësi strategjike për ndërtimin e institucioneve me një fokus të veçantë në zhvillimin e vendbanimeve dhe krijimin e bursave”, thuhet në deklaratën e Carin Kuonit, drejtor i qendrës dhe kuratori kryesor./ KultPlus.com

Të ngjajshme