Ferdi Limani, ekspozitë dhe bisedë në ‘Project Space’

5 Mars, 2019 - 8:36 pm

Ferdi Limani, me 6 mars vjen me ekspozitë digjitale dhe bisedë në Prishtinë.

Pas studimeve të gazetarisë, Ferdi Limani filloi të punojë për gazetat ditore në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjenci të ndryshme ndërkombëtare.

Pas studimeve të gazetarisë, Ferdi Limani filloi të punojë për gazetat ditore në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjenci të ndryshme ndërkombëtare.

Puna e tij mori tjetër kahje kur u ngarkua ta dokumentoj deklaratën e pavarësisë. Ai do të sjell fotografi të pa publikuara më parë të asaj ngjarje. Po ashtu fotografi të tjera të realizuara viteve të fundit, në Siri, Ugandë, Francë e po ashtu edhe serinë e fotografive për personat e pagjetur në Kosovë.

Emocioni, përditshmëria e njerëzve që përballen me probleme të ndryshme në vendin ku jetojnë, dhimbja, humbja e shpresa projektohen në fotografitë e Ferdit.
Ai do të shpalosë historitë prapa secilit cikël të fotografive të tij e po ashtu dhe do të flas për përvojat e përjetimet personale që lidhen me udhëtimet që i ka bërë.

Ferdi për herë të parë prezanton fotografitë e tij para publikut kosovar në “Project Space”. Kjo ekspozitë e tij digjitale përcillet me një bisedë intime e rrëfime që ai do t’i ndaj me ne. Emocioni, përditshmëria e njerëzve që përballen me probleme të ndryshme në vendin ku jetojnë, dhimbja, humbja e shpresa projektohen në fotografitë e Ferdit.

Ai do të shpalosë historitë prapa secilit cikël të fotografive të tij e po ashtu dhe do të flas për përvojat e përjetimet personale që lidhen me udhëtimet që i ka bërë.

Ferdi për herë të parë prezanton fotografitë e tij para publikut kosovar në “Project Space”. Kjo ekspozitë e tij digjitale përcillet me një bisedë intime e rrëfime që ai do t’i ndaj me ne.

Të ngjajshme