Flaka Xërxa e Vlora Navakazi përfaqësojnë Kosovën në Kongresin Bienal të Docomomo International në Lubjanë

27 Gusht, 2018 - 2:56 pm

Duke filluar nga nesër, 28 deri me 31 gusht, në Lubjanë të Sllovenisë mbahet kongresi i 15-të bienal i Docomomo International.

Në kongresin e Lubjanës Kosova do të përfaqësohet nga anëtarja e saj Flaka Xërxa e cila në bashkëpunim me profesoreshën Vlora Navakazi në njërin nga sesionet e kongresit do prezantojnë një punim shkencor të titulluar “The life of Kosovo Modernism” (Jeta e Modernizmit Kosovar). Punimi i Xërxës dhe Navakazit shtjellon perceptimin dhe metamorfozën e modernizmit Kosovar që nga fillet e saj e deri tek ditët e sotme.

Docomomo International është organizata më e madhe botërore e Dokumentimit dhe Konservimit të Arkitekturës dhe lëvizjes Moderne e cila në mbar botën numëron mbi 60 degë kombëtare. Para 2 vite në kongresin e Lisbonës dega e Docomomo’s në Kosovë është pranuar si anëtare e plotë.

Për dy vitet e kaluara Docomomo Kosovo ka organizuar punëtori dokumentuese, ka alarmuar Docomomo International rreth shkatërrimit të trashëgimisë moderne në Kosovë, sikurse sheshi i Bashkim Vllaznimit, Fakultetit Teknik, Shtëpisë së Armatës, e tjera. Dega e Kosovës gjithashtu ka filluar me popullimin e Docomomo Virtual Exhibition me objekte nga Kosova (exhibition.docomomo.com) dhe ka prodhuar mbi 30 fiche dokumentuese për objekte të ndryshme në Kosovë të cilat mëton ti shfrytëzoj edhe si dosje nominuese për listimin e këtyre objekteve në listën e objekteve të mbrojtura nga shteti. / KultPlus.com

Të ngjajshme