займ на карту онлайн потребительский кредит

Fotografi i luftës në Siri: Këto ishin fotografitë më të rënda që kam realizuar

2 Dhjetor, 2019 - 9:58 pm

Me 22 shkurt 2012, gazetarja Marie Colvin u vra nga një sulm ajror i urdhëruar derisa po mbulonte rrethimin e Homs në Siri, transmeton KultPlus.

Korrespodentja kishte zbuluar një histori në Siri që bota duhej ta dëgjonte, një histori që po prekte 28,000 civilë.Një ditë para vdekjes së saj, Colvin u paraqit në BBC përmes telefonit satelitor duke përshkruar situatën në Siri.

”Unë pashë një fëmijë të vogël të vdiste sot, absolutisht e tmerrshme, unë nuk mund të bëja asgjë dhe barku i tij ishte i qëlluar. Kjo po ndodh pa pushim. Ka 28,000 njerëz në Baba Amr. Sirianët nuk do t’i lënë jashtë dhe po bombardojnë të gjitha zonat civile.

Me gazetaren, ishte edhe një fotograf i cili mbeti i plagosur në të njëjtin sulm ajror që vrau Colvin. 54 vjeçari së pari punoi me Colvin në 2003, duke filluar një partneritet afatgjatë i cili içoi ata në konfliktet në Irak, Afganistan dhe Libi.

Fotografi i luftës ka treguar se cila është fotografia më e rëndë që ai ka bërë ndonjëherë. Ai tregoi se shpesh i duhej që të shkonte edhe në spitale, për të shoqëruar gazetaren Colvin dhe shihte skena të tmerrshme të njerëzve të lënduar apo të vrarë.
Fotografi Paul Conroy, tha se gazetarja Colvin po bënte një punë ”heroike”, dhe vlerësonte mundin e saj të pashoq gjatë luftës në Siri. Kështu ajo dilte në çdo vend dhe shihte situatën nga afër.

Këto janë disa nga fotografitë të cilat vlerësohen si momentet më të rënda për t’u fotografuar nga vetë Conroy. / KultPlus.com

Të ngjajshme