Fotografi shqiptar i cili ka bashkëpunuar me Vogue dhe Louis Vuitton, të premten ekspozon në Prishtinë

6 Gusht, 2019 - 5:05 pm

Me datë 9 gusht, e premte, prej orës 19:00 artisti Arton Sefa do të hapë ekspozitën e tij personale në KultPlus Caffe Gallery.

Ekspozita “Nuk kam përgjigjje” është homazh për jetën, për kohën në të cilën jetojmë e cila ka më shumë pytje se përgjigjje. Dëshpërime, gëzime, pyetje esenciale dhe paralizim prej tyre. Nga natyra e deri te intimja.

Arton Sefa është fotograf i lindur në Kosovë, i cili ka bashkëpunuar me Vogue, Louis Vuitton dhe GQ. Ai e ka përfunduar shkollën e fotografisë në Gjermani, ndërsa ka punuar në Paris, Milano, Londër e deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arton Sefa

Ekspozita do të hapet në KultPlus Caffe Gallery (Adresa: Rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, Afër Fontanës në Ulpianë, Prishtinë)

Nëse nuk e gjeni lokacionin, na telefononi në 049 119600 dhe 049 137250.

Të fundit

Të ngjajshme