Franca fton artistët shqiptarë për rezidenca artistike

12 Gusht, 2019 - 5:00 pm

Artistë të disciplinave të ndryshme do të mund të apikojnë për programet e rezidencave artistike në Francë.

Institut Français ka hapur thirrjen për artistët që duan të kalojnë prej 3-6 muaj në Francë, në rezidencat e ndryshme artistike. Rezidenca nënkupton qëndrim në Francë, me shpenzime të mbuluara, për artistët që duan të marrin kohë për tu inspiruar për krijime të reja.

Këtu mund të aplikojnë edhe artistët nga Kosova e Shqipëria.

Artistët e fushës së arkitekturës dhe planifikimit urban, arteve pamore, artit në rrugë, arteve digjitale, letërsisë, dizajnit, muzikës klasike dhe bashkëkohore, realitetit virtual, dokumentareve dhe fushave tjera mund të aplikojnë në rezidencë, shkruan KultPlus.

Afati i fundit për aplikim për këtë program që ju mundëson të njoftoni njerëz dhe të krijoni kontakte për zhvillimin e karrierës suaj artistike është 30 gushti.

Gjuha angleze ose ajo franceze janë të nevojshme për të qenë pjesë e programit.

Në këtë link gjeni të gjitha informacionet e nevojshme. / KultPlus.com

Të ngjajshme