Piktorja Frida Kahlo shpjegon kuptimin e ngjyrave

10 Korrik, 2017 - 2:02 pm

Frida, e cila njihet për pikturat dhe për jetën e saj interesante, pos aksidentit që pësoi qysh në rini dhe dashurisë së jetës së saj – Diego Riverës, ka shkruar shumë.

Ditari i saj përmban shumë frikë, dashuri, letërsi, pikturë, zhgënjime të jetës por edhe inspirim, shkruan KultPlus.
Loja e saj me ngjyrat ka qenë gjithmonë një përzierje mes trishtimit e dashurisë. Në ditarin e jetës së saj – The Diary of Frida Kahlo: An Intimate Self-Portrait – ajo përshkruan ngjyrat dhe kuptimin që ato kanë, për jetën e saj dhe për brushat e saj.

Ky është përshkrimi që ajo jep :

Do të provoj secilin laps,
mprehur deri në pafundësi
dhe që e sheh të ardhmen para meje.
E gjelbërta – një dritë e mirë, e ngrohtë
Bojë kafe – ngjyra e gjetheve që shndërrohen në tokë. Ngjyra e nishaneve të njeriut
E verdha – ngjyra e diellit dhe lumturisë, ngjyra e frikës deri në çmenduri
E kaltërta – dashuri e pastër, ngjyrë e energjisë. Ngjyra e distancës
E zeza – Asgjë nuk është e zezë në këtë botë, asgjë.
Ngjyra e ullirit – E tërë Gjermania është e vizatuar në këtë ngjyrë. Shkencë, gjethe, ngjyrë trishtimi.
Ngjyra rozë – ngjyrë e hapur, e vjetër, gjak nga dardha me gjemba. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme