займ на карту онлайн потребительский кредит

Galeria e Ministrisë së Kulturës këtë muaj mirëpret punimet e skulptorit Artan Hasani

Mars 27, 2019 - 11:30 am

Të enjten me 4 prill duke filluar nga ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të Qafa do të hapet ekspozita “Pasword” e skulptorit Artan Hasani.

Artan Hasani është skulptor modern, i cili shquhet para publikut vendor si njëri nga emrat më përfaqësues, në artin skulptural. Eposi i tij artistik ndërthuret me frymën e artit monumental, konkretisht, me formate të kësaj natyre, qofshin ato miniaturiale në skulpturë, pikturë, skenografi apo formate të ngjashme.

Ekspozita ka për kurator dramaturgun Naser Shatrolli dhe drejtohet nga koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/722611091467387/?notif_t=plan_user_invited&notif_id=1553668173949391

Të ngjajshme