19 Maj, 2025 - 12:29 pm
Projekti “Arti nën Re“ i realizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve iu drejtua nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës me artin bashkëkohor shqiptar dhe të huaj.
“Arti nën re” i njeh nxënësit me trashëgiminë kulturore, ku përfshihen veprat e arteve pamore të periudhës së Rilindjes dhe ato të Realizmit Socialist në Shqipëri, por edhe bën një prezantim të arteve pamore në botë për publikun shqiptar.
Ky program edukimi nxit pasurimin e njohurive mbi botën, jetën, individin, idetë përmes artit pamor dhe organizimin e ekspozitave.
Projekti kishte si qëllim nxitjen e imagjinatës e të krijimtarisë me anë të realizimit të punimeve dhe njëkohësisht të dhuronte kënaqësi e të zbaviste pjesëmarrësit.
Punimet e nxënësve pjesëmarrës në projektin e Galerisë Kombëtare të Arteve do të ekspozohen tek instalacioni “Reja”./ KultPlus.com