Gëzim Muriqi, fituesi i projektit të shtatores së Nënës Terezë në Rijekë

14 Prill, 2018 - 1:49 pm

Me datë 10 prill, në Rijekë të Kroacisë si projekt fitues për bocetin e Nënës Terezë është zgjedhur puna e Gëzim Muriqit.

Në një mbledhje rasti u vendos që ky bocet fitues të zhvillohet dhe të vendoset në sheshin publik të qytetit në Rijekë.

Boceta ka dalë fituese pasi e mishëron humanizmin, dashurinë dhe bamirësinë që Nënë Tereza i dha botës për vite me radhë.

Statuja do të vendoset gjatë këtij viti në Rijekë, kur edhe shënohet 30 vjetori i vizitës që Nënë Tereza i ka bërë këtij qyteti në Kroaci.

“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë nismë fisnike. Në veçanti e falënderoj hierarkinë, klerin dhe komisionin përzgjedhës pranë kësaj kishe me status të shenjtë në përzgjedhjen e bocetit – modelit tim” tregon vetë artisti Muriqi. / KultPlus.com

Të ngjajshme