Giacinto Di Pietrantonio, kurator i Autostrada Biennale

26 Tetor, 2018 - 12:44 pm

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” me kënaqësi publikon përzgjedhjen e Giacinto Di Pietrantonio (Milano, Itali) si kurator për edicionin e dytë, që do të mbahet nga korriku deri në shtator 2019 në Prizren, Kosovë.

Giacinto Di Pietrantonio është profesor i Historisë së Artit në Akademinë e Breras (Milano) dhe kurator i Residencave Artistike BoCs Art, Cosenza.

Nga viti 2000 deri në vitin 2017 ai ishte drejtor i GAMeC (Galeria e Artit Modern dhe Bashkëkohor) të Bergamos, në
të cilën ai tani është këshilltar. Ai ishte kryeredaktor dhe zëvendës drejtor i Flash Art Italia nga 1986 në 1992 dhe nga 1994 deri në 1996 ishte këshilltar për artin vizuel të Rajonit Abruzzo.

Mes shumë ekspozitave të kuruara nga ai, kujtojmë ato në GAMeC në Bergamo – www.gamec.it; Ekspozita e artistëve rusë në Bienalen e Venecias në vitin 1993; Botimet Out of Use të viteve 1995, 1997, 1998, 1999, 2012 dhe

2016; Over the Edges me Jan Hoet në Ghent, Belgjikë; me Vanessa Beecroft në PAC, Milan; Hybrid, me Francesco
Garutti në PAC, Milan; Com'è Viva la città në Villa Olmo, Como.

Ai bashkëpunon me Fondacionin Proa të Buenos Aires – Argjentinë për të cilën ka organizuar ekspozita si: Alighiero
Boetti, El Tiempo de l'Arte, El Classico in the Art and Fabio Mauri. Nga viti 1995 deri në vitin 2004 ishte kurator i Kursit të Avancuar të Arteve Pamore në Fondacionin Antonio Ratti të Komos; 2002-2008 anëtar i Komitetit
Shkencor në Muzeun e Artit Bashkekohor, MUSEION, Bolzano; 2003-2007, drejtor i revistës "I love Museums";
2003-2013 anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe nënkryetar i AMACI (Shoqata e Muzeve të Artit Bashkëkohor Italian);
2004-2015, konsulent për Çmimin Furla; 1999-2006, drejtor i revistës së artit "Why / ?"; 2005, Komisioner i Quadrennial, Romë; 2008-2010 konsulent për MiArt International Art Fair në Milano.

Di Pietrantonio në vitin 2008 u nderua nga Rektori i Universitetit të Bolonjës Pier Ugo Calzolari me Çmim për arritje në karrierë të promovuar nga AMA (Shoqata Almae Matris Alumni) e Universitetit të Bolonjës. Në vitin 2016 ai mori Çmimin e Kapitenëve të Kulturës të Vitit. Ai është anëtar i Komitetit Shkencor të Qendrës se Muzeve të Artit Bashkëkohor Luigi Pecci në Pratit dhe Muzeu CIAC (Qendra Italiane e Artit Bashkëkohor) në Foligno.
Ekipi i Autostrada Biennale para dy javësh ishte në Palermo të Italisë ku në kuadër të bienales Manifeta12
prezantuan para publikut Italian librin e parë të titulluar "Autostrada Biennale: Libri i Përbashkët".

Pas edicionit të parë të suksesshëm të vitit 2017, publikimi i librit ishte shumë i rëndësishëm me të cilin synohet të promovohet bienalja në mbarë botën duke mbajtur prezantime dhe biseda në ngjarje të ndryshme kulturore.

Pas prezantimit në Palermo ekipi udhëtoi për në Milano ku realizuan takim me kuratorin e përzgjedhur. U diskutua
se si biennalja ka arritur së bashku me qytetarët dhe partnerët strategjik të krijoj hapësira të reja ekspozimi,
edukimi joformal, diskutimi dhe hapësira të reja reflektimi, duke stimuluar në këtë mënyrë lirinë e shprehjes,
këmbimin kulturor, mendimin kritik dhe ruajtjen e tolerancës ndërkulturore e ndëretnike.

Giacinto Di Pietrantonio, është i hapur për tu përballur me kontekstin intrigues të Kosovës, në kërkim për të eksploruar Kosovën nga aspektet politike, sociale dhe kulturore. Ai tregon interesim në lidhje me çështjet e qendrave dhe periferive në aspektin e globalizimit, përgjatë autostradës inovative dhe kreative të Autostrada Biennale.

Edicioni i parë i bienales ka zgjatur rreth 5 javë ndërkaq nga tani pregaditjet po bëhen me një përkushtim të shtuar që programi i edicionit të dytë të zgjasë rreth dy muaj e gjysmë, duke filluar nga muaji korrik e deri në muajin shtator të vitit të ardhshëm.

Të ngjajshme