“Givenchy” rikthen Nju-Jorkun dhe Parisin e viteve ’90

1 Tetor, 2019 - 5:40 pm

Moda e Parisit dhe Nju Jorkut, në fillim vitet ’90, u ndërthurën bukur mbi pasarelë, teksa Givenchy prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë 2020, në një miksim romantik të fustaneve me lule dhe xhinseve.

Clare Waight Keller, stiliste e shtëpisë franceze të modës që prej vitit 2017, zbuloi larminë e ngjyrave, në prerje të çuditshme e të çrregullta, pjesë e koleksionit të titulluar “NY Paris 1193”.

Modelet prezantuan atë çka Givenchy sugjeron për sezonin e ardhshëm, pantallona e fustane të gjera, funde lëkure me bel të lartë, bluza të shkurtra, xhaketa, xhinse në ngjyrë të zbehur dhe padyshim lule. /KultPlus.com

Të ngjajshme