займ на карту онлайн потребительский кредит

“Gjallëria e së Ngurtës”, e Albulen Nezirit vjen në Galerinë e Arteve në Pejë

Dhjetor 18, 2018 - 5:00 pm


Autori Albulen Neziri do të sjell këtë të enjte ekspozitën “Gjallëria e së Ngurtës”. Ekspozita do të hapet në Galerinë e Arteve në Pejë, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë përbëhet nga dyzetë punime, prej të cilave 30 janë skulptura dhe 10 vizatime, të ndara në tre seri/cikle të ndryshme, “Mbijetesa”, “Torzo” dhe “Energjia e brendshme”.

“Punimet paraqesin skulptura që gjasojnë nënjerëz, apo skulptura që paraqesin lloje torzosh, si dhe skulptura që paraqesinformacione abstrakte me forma natyrale. Edhe pse këto skulptura janë të krijuara nga materiale të ngurta si guri apo mermeri, ato megjithatë na dukentë gjallëruara, nga njëra anë përmes ngjyrave të forta me të cilat janë tëngjyrosura, si dhe nga ana tjetër për shkak të përdorimit të materialeve qëjanë ngjitur mbi sipërfaqen e tyre”, shkruhet në njoftim.

Tutje thuhet se veprat artistike që do tëekspozohen në Galerinë e qytetit të Pejës, janë skulptura që nuk përshkruajnë tiparet e personave apo bukurinë dhe estetikën e trupit të njeriut, e as nuk përshkruajnë punën, pozitën shoqërore, apo karakteristika të një individi. Ato paraqesin zhvillimet në të cilat njeriu, mashkulli apo femra, kalon nëpër epoka, tregime këto të cilat e kanë kalitur dhe e kanë ndihmuar të ngjitet më tutje në lartësi dhe të mbijetoj. Këto skulptura janë paraqitje që simbolizojnë qëndresën gjatë betejave të zhvilluara për mbijetesë.

Ekspozita financohet Ministria e Kulturës eRepublikës së Kosovës, kuratore e ekspozitës është  Penesta Dika.

Ekspozita do të hapet këtë tëenjte duke filluar nga ora 17:00 ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 31dhjetor 2018. / KultPlus.com     

Të ngjajshme