Gjermani që pas 65 vitesh ndërton qytetin prej kartoni

9 Shtator, 2018 - 11:25 pm

Një 78-vjeçari gjerman iu deshën gjashtë dekada për të përfunduar një qytet të bërë prej kartoni.

Karl Sperber, një pensionist në qytetin bavarez të Burgebrach, kishte përfunduar një metropol të tërë prej kartoni që shtrihej në 40 metra katrorë.

Tani, ky “qytet” është shfaqur në një dyqan mobiliesh në qytet. Ai tha se disa gjera nuk kishte mundur t’i demonstronte, pasi i duheshin më tepër se 100 metra katrorë për të përfunduar detyrën.

Sperber ka ndërtuar një total prej 4 000 ndërtesash kartoni brenda 65 viteve të fundit, ku më e madhja ka 90 kate, me 70 centimetra lartësi.

“Disa nga miqtë e mi mendojnë se unë jam i çmendur, por për mua është kënaqësi, si peshkimi”, theksoi Sperber.

Të ngjajshme