GKK-ja fton artistët e rinj të aplikojnë për çmimin “Artistët e rinj 2019”

3 Maj, 2019 - 4:30 pm

Galeria Kombëtare e Kosovës fton artistët e rinj të aplikojnë për çmimin “Artistët e rinj 2019”, si vazhdimësi e përkrahjes dhe stimulimit të ideve inovative në art që nga viti 2002, shkruan KultPlus.

Sivjet çmimi dhe ekspozita Ar organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës si pjesë e 20 eventeve që do të organizohen në muajin qershor për nder të 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë artistët kosovarë nën 40 vjeç, pa kufizime në mediumet artistike./ KultPlus.com

Të ngjajshme