займ на карту онлайн потребительский кредит

GMK, institucioni i parë vartës i MKRS-së që vije tek art dashësit përmes ‘Artistët në Karantinë’

12 Prill, 2020 - 1:32 pm

Galeria e Ministrisë së Kulturës është institucioni i parë vartës i MKRS-së që ka filluar të jetë më afër artistëve dhe publikut gjatë kohës sa Galeria është e mbyllur për vizitorë për shkak të pandemisë së krijuar nga virusi Covid-19.

Fillimisht me anë të ciklit “Retrospektivë” filluar më 17 mars 2020, GKK ka sjelur për publikun artdashës disa nga projektet kulturore (ekspozitat) më të spikatura që janë hapur në dhjetë vjetëshin e fundit në GMK.

‘Kemi nisur me ekspozitën e vitit 2013, “Imazhi gjuhësor i piktorëve tradicional të viseve tona” përmes së cilës u patën ekspozuar veprat e 24 artistëve më të shquar shqiptarë të fillim shek. XX, veprat e të cilëve vazhdojnë të mbesin udhërrëfyes dhe objekt studimi si për artistët e rinj ashtu edhe për kritikët e artit.Për cdo ditë në faqen e Galerisë në rrjetin social Facebook, ne postojmë nga një foto të cdo punimi që ishte i ekspozuar në kuadër të kësaj ekspozite. Gjithashtu kemi postuar edhe katalogun e plotë në formatin “pdf.”, thuhet në komunikatën për media

Nga fondi i veprave të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve si: Kolë Idromeno, Andrea Kushi, Zef Kolombi, Abdurrahim Buza, Androniqi Zengo Antoniu, Nexhmedin Zaimi, Kel Kodheli, Sofia Zengo Papadhimitri, Vladimir Jani dhe Foto Stamo.
Ndërkaq, nga fondi i veprave të Galerisë Kombëtare të Kosovës janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve si: Ëngjëll Berisha, Vllado Radovic, Svetozar Kamenoviq, Nustret Salihamixhiqi, Agush Beqiri, Hilmija Qatoviq, Gjelosh Gjokaj, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Rrexhep Ferri, Tahir Emra dhe Kadrush Rama.

Më pastaj, në faqen e Galerisë në Facebook, është postuar në formatin “pdf” katalogu i plotë i ekspozitës aktuale të autores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.” Ndërkaq nga e hëna, 13 prill 2020, të gjithë të interesuarit këtë ekspozitë do të mund ta vizitojnë edhe virtualisht në formatin 3D.

Në vijim në komunikatën për media, GMK njofton se për publikun do të sjellin edhe materiale nga ekspzoitat e tjera në kuadër të ciklit ‘Retrospektivë’ / KultPlus.com

Të ngjajshme