“Graphis Poster Annual 2020”, Ngadhnjim Mehmeti me dy çmime të arta dhe një të argjendtë

30 Prill, 2019 - 3:30 pm

.

Për të dytën herë, artisti Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar në “Graphis Poster Annual” që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mehmeti këtë vit është vlerësuar me dy “Çmime të Arta” dhe një “Çmim të Argjendë”.

“Çmimi i artë” ka shkuar për posterët e realizuar në shfaqjen teatrore “Duet për një” në regji të Kushtrim Bekteshit dhe posterin e Festivalit të Teatrit “ITF Skupi”, ndërkaq “Çmimi i Argjendtë” për posterin e shfaqjes “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiq.

“Jam i lumtur që postarët e mi janë përzgjedhur me çmimin e artë dhe çmimin e argjendtë në “Graphis Poster Annual 2020”, tha Mehmeti.

Kënaqësi për vlerësimin e Mehmetit kanë shprehur edhe Teatri Shqiptar i Shkupit, produksion i të cilit është “Duet për një” dhe “Vdekja e Dantonit”, dhe Festivali “ITF Skupi”.

Përndryshe, Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar edhe në “Graphis Poster Annual 2019” me “Çmimin e Argjendtë”.

Graphis me qendër në Nju Jork ndan çmime për punën e talentëve të jashtëzakonshëm në Dizajn, Marketing, Fotografi dhe Art/Ilustrim që nga viti 1944-të./ Portalb.mk./ KultPlus.com

Të ngjajshme