Gratë duke dhënë gji dhe historitë e dhimbshme prapa këtyre pikturave

17 Gusht, 2021 - 7:58 pm

Një pikturë e veçantë tregon humanitetin e njeriut në kohërat e vështira.

Piktura me emrin “Roman Charity” nga Bartolommeo Esteban Murillo tregon një burrë i cili thithë qumësht nga gjiri i vajzës.

Historia është e gjatë, e dhimbshme deri në palcë.

Emri i burrit është Cimon. Ai është dënuar të lihet si i tillë deri sa të vdesë pa bukë, në një burg pa ujë e ushqim. Pero, vajza e Cimon, e viziton babain e saj në burg. Në këto vizita ajo e sheh se babai i saj po kalon në agoni, dhe përkundër se nuk lejohet ajo i jep gji babait të saj, një trohë ushqim ky për të mbajtur gjallë shpirtin e Cimon.

Bartolommeo Esteban Murillo
 Lorenzo Pasinelli (1629-1700)

Në fund të dytë raportohen tek autoritetet kur merret vesh çfarë ka bërë vajza, një vepër të jashtëligjshme.

Legjendat janë të ndryshme. Disa thonë se ata u liruan meqë sigurimi i burgut u fascionua nga veprimi i vajzës për prindin e saj të dërrmuar.

Tregimi lart është edhe i shkruar në Nëntë Librat e Veprimeve të Bukura nga Romakët, shkruar nga Valeriues Maximues. Në mes të romanëve gjithmonë ka pasur mitologji të tilla të cilat historia jo gjithmonë ka mund t’i vërtetojë.

Dirck Van Baburen (1595-1624)

Ekzistojnë disa piktura, përpos asaj nga Bartolommeo, të cilat e përshkruajnë të njëjtën situatë. Në një qytet evropian, të lashtë, vajza i jep gji babait të saj për ta shpëtuar nga vdekja dhe uria, shkruan KultPlus.

Jean-Baptiste Deshays (1729-1765)
Jean-Baptiste Greuze (1725-1805)
Peter Paul Rubens (1577-1640)

Të ngjajshme