Hapen aplikimet në Çmimin e Arkitekturës “KARL GEGA”

6 Maj, 2019 - 12:00 pm

Aplikimet për Çmimin e Arkitketurës “KARL GEGA” janë hapur për të gjithë arkitektët dhe studiot e arkitekturës botërore, duke mos u kufizuar vetëm në hapësirën shqipfolëse.

Kjo është hera e parë e organizmit të këtij çmimi dhe synon të jetë tradicional, duke u organizuar çdo dy vite.

Çmimi organizohet nga Media Ndërtimi dhe juria do të jetë vendore dhe ndërkombëtare. I gjithë çmimi do të këshillohet nga arkitekti i njohur botëror Përparim Rama. Për të aplikuar në këtë çmim janë caktuar shtatë kategori, ku njëra prej tyre do të përmbajë çmimin kryesor.

Kategoritë janë: Çmimi i Projektit të Vitit, Çmimi për Hapësirën Publike më të mirë, Çmimi për Dizajnin e Shtëpisë më të mirë, Çmimi për Objektin më të mirë të banimit, Çmimi për Dizajn Inovativ, Çmimi për Dizajnin më të mirë në enterier dhe Çmimi për Dizjanin më të mirë të së Ardhmes.

Pjesëmarrja në çmim është me pagesë, mirëpo karakteri i këtij çmimi nuk është përfitues. Të hollat e mbledhura do të ndahen tek fituesit, kurse pjesa e mbetur do të shkojë në llogari të studentëve që do të zgjidhen për të pasur një bursë.

Çmimi do të jetë i hapur për aplikime gjerë më 30 shtator 2019. Gjithashtu do të ketë edhe bileta për Gala Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për ata që nuk konkurrojnë apo edhe për studentë me çmime më të lira.

Për të aplikuar në çmim të gjitha informacionet mund t’i gjeni tek ky link: KARL GEGA ARCHITECTURE PRIZE.

Të ngjajshme