Hapet ekspozita kolektive ”Supernova”, bashkëpunimi Maqedoni e Veriut dhe Kosova

26 Qershor, 2022 - 2:29 pm

Në Muzeun e qytetit të Suharekës mbrëmë është hapur ekspozita kolektive “Supernova”, bashkëpunim mes Galerisë së Tetovës nga Maqedonia e Veriut dhe shoqatës, The-Art nga Kosova.

Ekspozita ku u paraqitën punime shumë të veçanta të artistëve të rinj, ka për qëllim rritjen e shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin mes dy vendeve dhe promovimin e artistëve.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm zëvendësministri i MKRS, Sejnur Veshall, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharemaj, përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, artistë e artdashës. /KultPlus.com

Të ngjajshme