Hapet ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë”

19 Dhjetor, 2018 - 9:30 am

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u hap ekspozita “Lugina e Vjosës në syrin tonë” me punime të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.


Ekspozita përmban piktura të realizuara në zonën turistike të Grykës së Këlcyrës, konkretisht nga dy fshatrat e përzgjedhur si fshatra turistikë: Peshtan dhe Malëshovë.

Nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë kanë qëndruar rreth dy javë në Grykën e Këlcyrës, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, bashkisë së Këlcyrës dhe gazetës “Tema”.

Ekspozita përmban piktura, fotografi, skica dhe instalacione artistike të nxënësve dhe pedagogëve të pranishëm në ekspeditë me motive të kësaj zone turistike./A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme