Hapet Instituti i Artit Bashkëkohor – ARKIV

8 Korrik, 2022 - 11:00 pm

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor ka kënaqësinë të prezantojë artistin, Artan Hajrullahu, si pjesë e serive për artin bashkëkohor.

Artani jeton dhe punon në Gjilan të Kosovës, artist që është shfaqur si një nga piktorët kryesorë të Kosovës.

Pikturat e tij intime figurative dhe historia kulturore, krijon tregime që kundërshtojnë interpretimin e mirëfilltë. Përshkrimi narrativ nga jeta e përditshme dhe kujtimet nga e kaluara e fëmijërisë ringjallen në veprën e tij.

Ndërsa Artani pranon se përdorimi i imazheve dhe simboleve të njohura është i pashmangshëm në punën figurative, ai minimizon referencat e dukshme duke i kaluar këto elemente vizuale përmes filtrit transformues të imagjinatës së tij.

Puna e tij pasqyron imazhe të një jete të zakonshme të zhytur në një imagjinatë fëminore, ku marrëdhënia midis qenieve njerëzore dhe objekteve shtëpiake tregon një histori poetike.

Vizatimet shpesh përmbajnë referenca për traditat familjare, traditat sociale dhe tabutë si p.sh lakuriqësia, kompleksiteti i brendshëm, marrëdhëniet dhe gjykimet publike/private. Punimet e tij janë shprehje artistike të realitetit tonë, shoqërisë, çështjeve intime kolektive dhe se si marrëdhëniet ruhen, nuk fliten apo nuk paraqiten publikisht.

Artan Hajrullahu ka lindur në Gjilan, Kosovë në vitin 1979. Aktualisht është pjesë e Bienales Nomadike Evropiane, Manifesta 14, kuruar nga Catherine Nichols dhe ka qenë pjesë e aktiveteve të ndryshme artistike në vend dhe rajon. /KultPlus.com

Të ngjajshme