Hapet konkursi fotografik “Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”

3 Shkurt, 2022 - 9:45 pm

“Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”, është konkursi i hapur që do t’u mundësojë fotografëve profesionistë dhe amatorë të qytetit të Shkodrës, të tregojnë përmes fotografive të monumenteve qarkun e Shkodrës.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali theksoi sot se qarku Shkodër ka plot 156 monumente kulture.

“Kemi vendosur që Shkodrën këtë herë ta tregojmë nëpërmjet fotografive të këtyre monumenteve. Fituesi do të marrë dhuratë një aparat fotografik FujiFilm X-A5 me lente XC 15 – 45 mundësuar nga Fujifilm Shqip. Nëse jeni fotograf profesionist ose amator nga Shkodra na shkruani për të marrë listën e monumenteve”, tha Bilali. / KultPlus.com

Të ngjajshme