Hapet konkursi ndërkombëtar i fotografisë ‘Fokus 2017’ në Fier

13 Shtator, 2017 - 2:44 pm

Është hapur edicioni i 8-të i konkursit tashmë tradicional ndërkombëtar të fotografisë “Fokus 2017”.

Të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij konkursi duhet të dërgojnë fotografitë e tyre të cilat do t’i nënshtrohen procesit të selektimit nga ana e kuratorëve të kësaj ngjarjeje, fotografët Burim Myftiu dhe Osman Demiri. Fotografitë e nominuara për ekspozitë do të përzgjidhen në bazë të kritereve teknike dhe vlerave artistike. Fotografitë më të mira, do të shpërblehen me 3 çmime nga juria profesionale ndërkombëtare.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier. Ekspozita ekskluzive me fotografi të nominuara do të hapet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier.

Afati i fundit për aplikim është deri të premten më 15 shtator 2017 në emailin: [email protected]./ KultPlus.com

Të ngjajshme