Hapet thirrja publike për mbështetjen financiare për ‘Art në Hapësira Publike’

6 Maj, 2021 - 6:02 pm

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrjen publike për mbështetjen financiare për ‘Art në Hapësira Publike’, shkruan KultPlus.

Thirrja ka për qëllim që të përfshijë artistë të ndryshëm që sjellin produkte që ndërlidhen me skulpturën, muralet, grafitet, instalimet, si dhe shumë të tjera.

Në një postim në Facebook drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka shkruar se komuna synon të ketë një qasje drejt ringjalles dhe zbukurimit. Ai gjithashtu ka dhënë edhe shembuj nga veprat e artit në hapsirat publike në vende të ndryshme të botës.

“Qasja jone eshte gjithmone drejt ringjalljes dhe zbukurimit. Te krijojme per te ndikuar, duke transformuar hapesirat publike me nje vizion te fuqishem”, ka shkruar ai.

Kemi hapur THIRRJE PUBLIKE per mbeshtetje financiare per “Art ne Hapesira Publike”. Kjo thirrje ka per qellim te…

Posted by Adrian Berisha on Thursday, May 6, 2021

Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 70.000 euro, ku shuma e mbështetjes financiare për projektet individuale do të jetë 500 euro minimalja, kurse shuma maksimale për një projekt është 14,000 euro.

Afati i dorëzimit të propozimeve është hapur që nga data 28 prill dhe do të mbes i hapur deri më 17 maj 2021. Ndëkraq periudha e zbatimit të projekteve përfshinë muajt Korrik –Nëntor 2021./ KultPlus.com

https://prishtinaonline.com/uploads/thirrje_publike_per_art_ne_hapesira_publike.pdf?fbclid=IwAR0BYX9Is3rnpYnpGvOMKAJ3huSRt-W-YlCawaC2ePttDXtwKuscgKfiyBI

Të ngjajshme