Haxhi Gjoni do sjellë ekspozitën “Pullë postare”

20 Tetor, 2018 - 7:00 pm

Ekspozita e radhës që do të sjellë Galeria e Ministrisë së Kulturës është ajo e artistit Haxhi Gjoni, titulluar “Pullë postare”, shkruan KultPlus.

Më 25 tetor 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës – Qafa, bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Pullë Postare”, e autorit Haxhi Gjoni.

Me anë të kësaj ekspozite e cila do të përmbajë rreth 25 punime, skulpturë, autori shpërfaq kreativitetin e profilit të vet skulpturor, bërë me tehun e daltës. Kuratori i ekspozitës është Naser Shatrolli./ KultPlus.com

Të ngjajshme