‘I am I’ përdorë fytyrat e politikanëve si ironizim për festën e Halloween, i quan skandaloz

31 Tetor, 2020 - 1:31 pm

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili njihet për protestat e tij që lidhen kryesisht me zhvillimet e vendit, kësaj radhe, ai nëpërmjet protestës ka ironizuar duke përdorur figurat e ministrave të qeverisë si maskë për Halloween, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus ai ka theksuar se nëpërmjet kësaj proteste ai ka ironizuar disa nga figurat politike në vend të cilat mbajnë edhe pozita vendimmarrëse. Ai këta persona i ka konsideruar si ‘ministrat skandaloz’ të qeverisë Hoti.

“Performanca protestuese eshte nje ironizim per festen e Halloween, duke i paraqitur me maska Ministrat skandaloz te Qeveris Hoti, duke filluar nga Minstri i Shendetesise Armend Zemaj,Ministri i Arsimit Ramë Likaj,Minister i Puneve te Brendshme Agim Veliu,Ministri i Drejtesisë Selim Selimi,Ministrja e Financave Hykmete Bajrami si dhe vet Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Zevendes Ministrin Driton Selmanaj, po ashtu edhe kordinatorin per dialog Skender Hyseni dhe kordinatorin nacional per siguri kibernetike Zafir Berisha”, shprehet artisri ‘I am I’.

Performanca protestuese është zhvilluar natën e mbrëmshme në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, përballë objektit të Kuvendit të Kosovës.

‘I am I’ ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku dhe figurat të cilat i ka përdorur i ka cilësuar si fotografitë e frikshme të qeverisë.

“GJUETI SHTRIGASH. THE SCARY FACE OF THE HORROR GOVERNMENT. KUNGULLI NUK RRIN GJITHMONË MBI UJË!”, është mbishkrimi i artistit.

Ndërkaq në fotografitë që ai ka postuar vërehet edhe përdorimi i maskave me fytyrat e Avdullah Hotit, Armend Zemaj, Driton Selmanaj, Skender Hyseni e shumë të tjerë të cilët mbajnë në duar kungullin, si dhe fshesën në të cilën shkruan ‘gjueti shtrigash’. / KultPlus.com

Të ngjajshme