Imazhi i një emigranti 16-vjeçar fitoi çmimin e portretit “Taylor Wessing”

15 Nëntor, 2017 - 11:26 am

Gazetari spanjoll César Dezfuli ka fituar çmimin prej 15,000 funtash me fotografinë e një adoleshenti të shpëtuar nga Deti Mesdhe, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Fotoreporteri spanjoll u shpall fitues i çmimit të vitit 2017 “Taylor Wessing” në një ceremoni që u mbajt mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Londrës. César Dezfuli këtë çmim e mori me fotografinë e tij të Amadou Sumaila, një nga më shumë se 100 njerëzit e shpëtuar nga Deti Mesdhe më 1 gusht 2016, diku rreth 23 milje nga Libia.

Juria ishte shprehu se “drejtësia e shikimit të Sumailës është e habitshme dhe shqetësuese. Portreti fuqishëm përcjell humbjen, vetminë dhe vendosmërinë e tij”.

Dezfuli kishte qenë i vendosur në një anije shpëtimi derisa dokumentonte gjendjen e emigrantëve që iknin nga lufta, persekutimi dhe varfëria.

Ai u shpreh portreti i 16-vjeçarit është i dallueshëm për shkak të emocionit që transmeton.

“Ai sapo ishte shpëtuar nga një anije evropiane, duke e përmbushur kështu ëndrrën e tij. Megjithatë, pamja dhe qëndrimi i tij tregojnë frikë, mosbesim dhe pasiguri, si dhe vendosmëri dhe force”, është shprehur fotoreporteri Dezfuli./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme