Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën e Artit të Qeramikës

10 Dhjetor, 2021 - 10:30 am

Iniciativa për Histori Gojore ka kënaqësinë të ju ftojë në Ekspozitën e Artit të Qeramikës të premten, më 10 dhjetor, 2021 nga ora 18:00 deri në 20:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës – Qafa, përcjell KultPlus.

Ekspozita e Artit të Qeramikës prezanton vepra arti të krijuara nga pjesëmarrësit e Punëtorisë së Artit të Qeramikës, e udhëhequr nga artistja vendase e qeramikës, Lirije Buliqi.

Pjesëmarrësit e kësaj ekspozitë do të jenë: Dea Agolli, Visar Arifaj, Vera Avdyli, Renea Begolli, Zana Begolli, Gil Boesch, Lirije Buliqi, Rozafa Çelaj, Hana Çeliku, Gramoz Gashi, Nita Salihu Hoxha, Ardita Krasniqi, Ditea Krasniqi, Dion Krasniqi, Edona Krasniqi, Erëmirë Krasniqi, Granita Grezda Lila, Šehida Miftari, Njomza Mulhaxha, Shqipe Pirraku, Anita Susuri, Endrit Tasholli, Elvira Thaqi, Luiza Thaqi, Heri Vetima, Florije Xhemajli, Nina & Margo.

Projekti i Iniciativës së Historisë Gojore Punëtoria e Artit të Qeramikës është pjesë e grantit të financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezioni social” i zbatuar nga UNDP Kosovo dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) European Union Kosovo. /KultPlus.com

Të ngjajshme